Jeni të interesuar të studioni në Shtetet e Bashkuara? Ambasada e SHBA ofron mundësi akademike (me dhe pa diplomë) për shqiptarët përmes programeve tona prestigjioze Fulbright dhe Humphrey. Zyra për Marrëdhëniet me Publikun po zhvillon seanca informuese për vitin akademik 2023-2024.
Stafi i ambasadës amerikane, organizon seancën e radhës informuese jo-virtuale të martën, më 31 maj, nga ora 15:30 deri në 17:00 në Këndin Amerikan në Tiranë.