Sipas të përditshmes ‘Corriere dello Sport’, skuadra e Borusia Dortmundit, ka bërë një ofertë për Dybala-n, por argjentinasi nuk po nxitohet për vendimin e tij. Mesfushori argjentinas do të largohet nga Juventus pas shtatë viteve aventurë, ndërsa në garë për të siguruar shërbimet e tij janë disa skuadra.

Inter shihej si skuadër favorite për Dybala-n, por së fundmi garës i është bashkuar edhe Borusia Dortmund. Thuhet se gjiganti gjerman ka bërë një propozim me 4.5 milionë euro për vit dhe një rol kyç në ndërtimin e projektit.

Dybala do të ishte zëvendësues i Erling Haaland të Dortmund, sa i përket rëndësisë në klub.

Ylli argjentinas ka lënë të gjithë në pritje dhe me gjasë do të marrë gjithë kohën e duhur për të marrë vendimin e tij.