Në prag të sezonit veror që pritet të jetë intensiv, në fokus të inxhinierëve të Autoritetit Portual Durrës po bëhet i mundur rehabilitimi i vijës së bregëzimit të kalatës nr.4 të Terminalit Perëndimor.
APD bën të ditur në një njoftim për shtyp se, kjo ndërhyrje, me fondet e vetë institucionit, synon rritjen e cilësisë strukturale të kalatës, rritjen e sigurisë lundrimore si dhe përmirësimin e kushteve të bregëzimit gjatë operacioneve të ngarkim-shkarkimit që kryejnë anijet tregtare në këtë terminal.
Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga/drejt 67 porteve në 24 vende të botës.