Rritja e transparencës, llogaridhënia dhe qeverisja e mirë, ishin në qendër të takimit të ministres së Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi me Drejtuesen Ekzekutive të Open Gov Hub në Washington DC, Nada Zohdy.
Ekonomi u shpreh se gjatë bisedës u diskutua edhe për hapat e mëtejshëm të bashkëpunimit.
Ajo e njohu Zohdy me procesin e digjitalizimit të shërbimeve publike që po ndodh në vend.
“Kisha kënaqësinë të takoja Drejtuesen Ekzekutive të Open Gov Hub në Ëashington DC, Nada Zohdy. Gjatë bisedës diskutuam mbi çështje që kanë të bëjnë me rritjen e transparencës, llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë, e hapave të mëtejshëm të bashkëpunimit. E njoha Znj. Zohdy me procesin e digjitalizimit të shërbimeve publike që po ndodh në vend, si një sfidë për të mundësuar për qytetarët, shërbime të aksesueshme kudo, kurdo dhe pa kosto”, shkroi Ekonomi në një postim në rrjetet sociale.