Pak ditë më parë Roberti vendosi që lidhjen e tij të re ta bëjë publike, duke kuptuar dhe që bëhet fjalë për diçka serioze. Vajza në fjalë quhet Laureta Maqedonici dhe dyshja është bashkë prej disa muajsh.
I ftuar së fundmi në “Why not”, ai nuk ngurroi të fliste për bukuroshen duke treguar se ajo është e gjatë dhe kur vesh taka ia kalon atij.
“Jemi njësoj me gjatësi, por me taka ma kalon çik. Ama ajo nuk përton, ulet pak dhe e puth unë”, tha Roberti.
Ndërsa Roza Lati tregoi se Roberti kishte ardhur i shoqëruar nga e dashura duke e komplimentuar vajzën me fjalët: “Ke një vajzë kaq simpatike, kaq ëngjëll”.