Aktivistja Evi Kokalari i bën thirrje SPAK, sepse sipas saj duhet të merret me ish-presidentin Bamir Topi, meqë ky i fundit ka deklaruar se mban syze të shtrenjta. Ajo thotë se syzete tij të diellit kushtojnë 60 mijë euro.
“Jo mor jo, s’ke pse të dukesh i vobekt fare, por 60,000€ syze vetëm një njëri që se ka konceptin se si nxirren lekët me djersë mund ti harxhoi. Dhe miliarda të kesh, 60,000€ nuk harxhon njëri për syze dielli sepse është budallallëk me brirë”, shkruan ndër të tjera Kokalari.
Mbrëmjen e djeshme ish-presidenti Bamir Topi ka dhënë një intervistë ku ka folur për zgjedhjen e tij në postin e kreut të shtetit dhe ngjarjet që ndodhen kur ai ishte në Presidencë.
Mes viteve 2007-2012 ndodhën ngjarje të rënda për vendin, Gërdeci dhe 21 Janari dhe mes emrave që Topi përmendi në intervistën e tij ishte dhe ai i Sali Berishës.
Shënimi i Evi Kokalarit
Aman, ky Bamir Topi me 60,000€ syze dielli, bën mirë ta lërë këtë popull rehat.
Jo mor jo, s’ke pse të dukesh i vobekt fare, por 60,000€ syze vetëm një njëri që se ka konceptin se si nxirren lekët me djersë mund ti harxhoi. Dhe miliarda të kesh, 60,000€ nuk harxhon njëri për syze dielli sepse është budallallëk me brirë.
Tashti nëse vërtet kanë kushtuar aq, Bamir Topi bën mirë të na thotë ku i gjeti këto lek, dhe pse jo, SPAK të filloj një investigim.