Institucioni më i lartë i futbollit, FIFA ka lançuar edhe “Portalin Ligjor të FIFA-s”, e cila do të jetë një platformë online që do të zhvillohen edhe procedurat para Gjykatës së Futbollit të FIFA-s dhe organeve gjyqësore.
Ky portal ka nisë punë e tij që nga 12 maji i këtij viti, i cili do t’iu mundësojë palëve të interesuara si klubet, lojtarët, shoqatat, ndërmjetësit, firmat ligjore me autorizim dhe kushdo që është i përfshirë në procese – për të paraqitur një kërkesë pranë organit përkatës vendimmarrës ose gjyqësor të FIFA-s dhe gradualisht do të zëvendësojë sistemin aktual të komunikimit me e-mail.
Ndërkohë që procedurat do të drejtohen ende nga rregulloret përkatëse të FIFA-s, njoftimi i komunikimeve, paraqitjeve, vendimeve dhe dokumenteve të tjera do të trajtohet nëpërmjet Portalit Ligjor të FIFA-s, i cili synon të sigurojë komunikim të thjeshtë, të sigurt dhe transparent ndërmjet FIFA-s dhe palëve të përfshira si dhe një kuptim më i mirë i procedurave dhe gjurmueshmëri më të lartë.
Së fundi, platforma e re do të ofrojë mundësinë që përdoruesit të raportojnë sjellje që konsiderohen të papajtueshme me rregulloret e FIFA-s. Kjo i shtohet platformës ekzistuese të sinjalizuesit.
Portali Ligjor i FIFA-s do të zëvendësojë gradualisht sistemin aktual të komunikimit me e-mail. Si rezultat, pas një periudhe kalimtare, procedurat do të nisin ekskluzivisht përmes portalit dhe korrespondenca në lidhje me procedurat përpara Gjykatës së Futbollit të FIFA-s dhe organeve gjyqësore të FIFA-s do të kryhen vetëm përmes portalit.
Një manual përdorimi që ofron informacion të mëtejshëm dhe një udhëzues hap pas hapi për Portalin Ligjor të FIFA-s do të jetë i disponueshëm në FIFA.com.
FIFA po vazhdon të modernizojë dhe riorganizojë procedurat përpara organeve të saj vendimmarrëse dhe gjyqësore, në mënyrë që të lehtësojë paraqitjen dhe menaxhimin e kërkesave, duke siguruar në të njëjtën kohë transparencën dhe gjurmueshmërinë e procedurave për të gjithë aktorët e futbollit.
Prandaj, FIFA inkurajon palët e saj të interesuara të regjistrohen në Portalin Ligjor të FIFA-s që nga 1 maji 2022 në legalportal.fifa.com.