Kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur për përplasjen me drejtuesin e FSHF-së Armando Duka dhe marrëdhënien mes tyre në një kohë kur në Tiranë pritet të zhvillohet Finalja Conference League në Air Albania.

Në një lidhje direkte në studion e lajmeve në Vizion Plus, Veliaj tha se ai është një tip shumë pragmatist dhe ‘nuk e gris kurrë jorain për një plesht’. Veliaj theksoi se pavarësisht përplasjeve që kanë pasur, ata kanë diksutuar për ndeshjen që do të zhvillohet në Tiranë.

“Ka një parim te librat e shenjtë: çdo gjë është e bukur në kohën e vet! Unë jam ai lloj tipi shumë pragmatist, nuk e gris kurrë jorganin për një plesht . Debatet mund të vazhdojnë, u sigurova që në Tiranë nuk vidhen zgjedhjet, është vetëm çështje kohe që bashkitë e tjera ta ngrejnë stekën si Tirana. Kështu që jeta ka të bëjë me bashkëjetesën. Gjatë kohës që kishim debate ne kishim filluar diksutimet për ndeshjen. Edhe në familjet tona kemi debate, por kur na vijnë njerëz shtrojmë tavolinën e tregojmë aparencën më të mirë”, theksoi Veliaj.