Finlanda ka vendosur të aplikojë për anëtarësimin në NATO. ‘Kjo është një ditë historike,’ njoftoi Presidenti Sauli Niinisto në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministren Sanna Marin. Finlanda, “po hyn në një epokë të re”, tha ai.
Shpresojmë që “Parlamenti të konfirmojë vendimin për të aplikuar për anëtarësimin në NATO në ditët në vijim’ shtoi Marin.
‘Në Finlandë, sqaroi ai, do të kemi ende një proces parlamentar përpara nesh, por shpresojmë që Parlamenti ta diskutojë këtë vendim historik me vendosmëri dhe përgjegjësi’.
Parlamenti i Helsinkit do të mblidhet nesër për të diskutuar dhe miratuar kërkesën për anëtarësim në NATO, që procesi të fillojë të martën.