Presidenti i Finlandës Sauli Niinistö sapo ka postuar në Twitter se ka folur me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe se ky i fundit ka shprehur mbështetjen për hapat e Finlandës drejt anëtarësimit në NATO.

“Fola me Presidentin Zelensky dhe përsërita mbështetjen e vendosur të Finlandës për Ukrainën. E informova për hapat e Finlandës drejt anëtarësimit në NATO dhe ai shprehu mbështetjen e tij të plotë për këtë”, tha Niinisto.

Finlanda do të paraqesë një kërkesë për tu bashkuar me Aleancën Ushtarake të NATO-s, sipas presidentit finlandez Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin në një deklaratë të përbashkët të enjten e 12 majit.