Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se gati gjysma e furnizimit të eksportit të grurit ukrainas ka ngecur pasi Rusia vazhdon të bllokojë rrugët kryesore të eksportit të vendit përmes Detit të Zi dhe Detit Azov, duke e quajtur situatën një “katastrofë” të mundshme për sigurinë globale të ushqimit.
“22 milionë tonë drithë mbahen në magazina. Ne nuk mund t’i çojmë në tregjet ndërkombëtare ku ato duhet të ishin”, tha Zelensky, shkruan CNN.
Presidenti ukrainas tha gjithashtu se vlerësimet e OKB-së se uria mund të prekë 50 milionë njerëz këtë vit janë vlerësime “konservatore”, duke nënkuptuar se numri i të prekurve do të jetë më i madh. “Uria nuk vjen vetëm, ajo shoqërohet gjithmonë me kaos politik që përkeqëson situatën, shkatërron jetët e njerëzve, duke krijuar kushte të pasigurta për njerëzit e zakonshëm,” tha ai.
“Në korrik, kur shumë vende do të shterojnë stokun e të korrave të vitit të kaluar , do të ndihet mungesa e grurit”, tha Zelensky.