Gazetari Frrok Çupi, e ka krahasuar Partinë Demokratike të ish-kryeministrit Sali Berisha me organizatat terroriste. Në një analizë të aktivitetit opozitar përgjatë viteve të fundit, Çupi tha se qasja aktuale e demokratëve të mbledhur rreth ish-kryeministrit Berisha është qartësisht antiamerikane, e krahasueshme me talebanët në Irak apo organizata si Hamasi dhe Hezbollahu.
“SHBA nuk po bëjnë shaka me Berishën. Po bëjnë një operacion të rëndësishëm në politikën shqiptare dhe atë ballkanike. Numrat i kanë edhe talebanët. Antiamerikanizmi i Berishës në qendër të Europës është në vijë paralele me Hamasin dhe Hezbollahun. Antiamerikanizmi i Shqipërisë pret vetëm të rrokë armët, nuk ka tjetër gjë. Të tërë platformën e ka antiamerikane”, u shpreh Çupi.
I pyetur nëse është ky një kurth nga mazhoranca kur i thuhet opozitës sillni emrat, analisti Frrok Çupi e mohon. Ai shprehet se në këtë moment kur opozita po tenton të ringjallet, asaj i ka dalë përpara çështja e presidentit dhe mazhoranca po e trajton si një fëmijë.
“Këtu s’ka sinqeritet, sepse sinqeriteti preket se në kohën që opozita është manifestuar në këtë dobësi biblike që si ka parë ndonjë opozitë në botë dhe tani ka nisur të ri ngrihet me ndihmën e SHBA, perëndimit sepse ka vëmendjen e tyre fatmirësisht dhe në Shqipëri duhet të ketë një opozitë dhe ka marrë këtë të drejtë që të zhveshë politikën shqiptare nga berishizmi, një nga aktet më të rënda në vend. Në këtë moment kur po tenton të ringjallet opozita i ka dalë përpara çështja e presidentit dhe mazhoranca e trajton dhe si një fëmijë. Një opozitë e rrënuar për vetë s’mund të propozojë kandidaturat e presidentit, kështu që mazhoranca e lë në lojë të stërvitet por në fund të fundit ajo do e zgjedhë vetë presidentin. Besoj se PD vjen nga një rrënim i vetvetes, dmth nuk ka filluar sot dhe, PD ka nisur të rrënohet që në momentin që dogji mandatet. Është i vetmi model i rrezikshëm kur tërhoqi kartën e përfaqësimit popullor”, tha Çupi.