Në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit, Sali Berisha po përgatitet për çdo skenar dhe po nxiton të zgjedhë të gjithë strukturat drejtuese të partisë.
Të premten Këshilli Kombëtar i PD pritet të zgjedhë sekretarin e përgjithshëm dhe dy nënkryetarët njëri prej të cilëve sipas statutit do të mbajë dhe postin e kryetarit të grupit parlamentar.
Ende nuk ka kandidat zyrtar, por në selinë blu kanë nisur të përfliten emrat potencial për këto poste, mes të cilëve, Belind Këlliçi, Flamur Noka, Agron Shehaj, Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi të cilët në zgjedhjet e kryesisë së Partisë grumbulluan më shumë vota.
Fjalën e fundit pritet ta thotë Berisha ndërsa ndryshe nga sa ndodhur në zgjedhjet e fundit gara pritet të ketë kandidatura alternative.