Greqia ka ngritur alarmin në sistemin shëndetësor kombëtar pas një njoftimi se janë zbuluar tre raste me hepatit akut me etiologji të panjohur tek fëmijët.

Sipas Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik, dy fëmijët janë të moshës 14 muajsh e 10 vjeç, të cilët kanë shfaqur simptoma të traktit gastrointestinal (dhimbje barku dhe të vjella) dhe temperaturë, ndërsa testi laboratorik tregoi një rritje të enzimave të mëlçisë. Fëmija i tretë, i moshës 18 muajsh, ishte asimptomatik, por analizat treguan po ashtu për rritje të nivelit të enzimave të mëlçisë.

Fëmijët nuk kanë pasur komplikime dhe nuk kanë kanë marrë trajtim të veçantë, e për fat të mirë janë në gjendje të mirë.

Menjëherë pas këtyre rasteve, mjekët u vunë në gatishmëri, ndërsa qëndrojnë vigjilentë për zbulimin në kohë të fëmijëve deri në 16 vjeç, të cilët shfaqin simptoma të hepatitit akut.