Një 14-vjeçar u vra dje në një sulm në Odessa, ku u godit një bazë ushtarake dhe një ndërtesë pranë një kishe ortodokse. Babai i të miturit shkroi në Telegram: “Djali im vdiq dje nga sulmi me raketa. Ai nuk u strehua gjatë alarmit të sulmit ajror sepse po përpiqej të shpëtonte pleqtë. Ata mbijetuan, djali jo.”
Vyacheslav, 14 vjeç është një nga shumë viktimat e kësaj lufte. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, janë vrarë 219 fëmijë dhe janë plagosur 405 të tjerë. Numri më i madh i vdekjeve të të miturve u regjistrua në rajonin e Donetskut, (139 vdekje), i ndjekur më pas nga Kievi dhe Kharkiv.