Në Portugali 1 maji është tejet i veçantë, pasi është dita e nënave. Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez ka bërë një postim shumë emocionues në rrjetet sociale, duke përmendur në një farë mënyrë edhe humbjen e të birit të porsalindur, teksa prej binjakëve, vetëm vajza ia doli të mbijetojë.

“Për ato që janë, për ato që kanë qenë, për ato që donin të ishin dhe unë nuk munda, për ata që përpiqen, për ato që sillen. pa qenë i tillë si i tillë, atyre që kanë instinkt, atyre që vendosin të mos jenë… Të gjithë neve, krijuesve të jetës dhe lidhjeve… Gëzuar ditën e nënave” – shkruajti ajo.