Fjalimi i Edi Palokës nuk mori vëmendjen e duhur nga demokratët. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, demokratët ishin në pritje të votimit ndaj nuk e dëgjuan deri në fund fjalimin e Palokës.

Ky i fundit duket se i paska vënë re të gjithë personat që u ngritën për t’u larguar.

‘Të gjithë ata që bënë zhurmë i pashë. Për të zezë të vet e kanë’ – dëgjohet të thotë Paloka i cili harroi që ka mikrofonin ende hapur.