Ilda Bejleri nuk është aspak e kënaqur me vendimin e Kylian Mbappe për të mos u bashkuar me galaktikët. Duke qenë se prej vitesh është pritur transferimi i tij në Madrid, Mbappe me vendimin e tij të fundit i ka zhgënjyer fansat e Real Madridit që e akuzojnë se përdori 13 herë fituesit e Champions League për interesat personale.
Ilda i është bashkuar grupit të kritikëve të yllit francez që e akuzojnë se zgjodhi paratë mbi ëndrrën.
Ajo ka postuar foton e tij nga ceremonia e djeshme kur njoftoi zgjatjen e kontratës me PSG dhe shkroi me ironi: “Ka dy lloje njerëzish, ata që ndjekin ëndrrat dhe ata si Mbappe që ndjekin lekët”.