Periudha e huazimit te Southampton e ka ndihmuar shumë Armando Brojën. Kjo është ajo që ka thënë Jamie Redknapp, ish lojtar i Liverpool dhe Southampton, kur u pyet për sulmuesin shqiptar. 48 vjeçari anglez beson se ylli kuqezi është rritur ndjeshëm dhe ka një ritëm të pabesueshëm.
“Ai kishte një fillim të shkëlqyeshëm. Kur erdhi për herë të parë në huazim, ai shënonte gola dhe ka një ritëm të pabesueshëm. Unë e kam parë atë që kur ishte 14/15 vjeç, e pashë atë në Chelsea, dhe ky ka qenë një huazim me të vërtetë i suksesshëm për të, ka funksionuar shumë mirë,” – tha Redknapp.
20 vjeçari nuk po kalon një formë të mira, pasi ka kohë që nuk realizon.