Në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, Universiteti i Tiranës ka akorduar titullin “Doctor Honoris Causa” për Michael Pompeo, Ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në një publikim në rrjete sociale e ka përgëzuar Pompeo për marrjen e këtij titulli.

“Universiteti i Tiranës nderon me titullin e lartë ‘Doctor Honoris Causa’ ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit, z. Mike Pompeo, për kontributin e çmuar në ruajtjen e paqes, ndërtimin e dialogut, garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor, si dhe themelimin e bashkëpunimit strategjik midis ShBA dhe RSH në fushën e sigurisë, promovimin e vlerave demokratike si dhe në mbrojtjen e lirisë akademike”, shkruan ministrja Kushi.

Pompeo është politikan dhe diplomat amerikan dhe ka shërbyer si drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, si dhe Sekretar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.