Pasi fitoi titullin e Premierligës angleze për herë të katërt me klubin e tij Manchester City, futbollisti ukrainas Oleksandr Zinchenko është shprehur se e kishte të vështirë të mendonte edhe për futbollin pasi Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt.
Duke folur për Sky Sports pasi hapi flamurin ukrainas rreth trofeut të Premier League, Zinchenko e quajti emocionues dhe të paharrueshëm atë moment.
“Jam shumë krenar që jam ukrainas. Do të më pëlqente që një ditë ta sjell këtë titull në Ukrainë, për të gjithë popullin ukrainas, sepse ata e meritojnë atë”, tha ai.
“Koha që nga fillimi i pushtimit ishte “periudha më e vështirë në jetën time”, tha Zinchenko.