Ish ministja e Financave, Anila Denaj ka folur për zgjedhjen e presidentit të ri dhe përjashtimin e Grupit të Rithemelimit nga negociatat.
Në studion e “Quo Vadis”, Denaj tha se kjo nuk e pengon grupin e Rithemelimit të propozojë një emër për president.
“Së pari është një vendim politik i mazhorancës për të mos negociuar me Rithemelimin. Nuk përfaqësohet një tryezë me një person të shpallur non grata. Ky është vendim i PS, ndërkohë që kjo nuk të thotë që grupet parlamentare të opozitës mos vijnë me një propozim”, tha Denaj.