Kryeministri Boris Johnson ndodhet në një vizitë zyrtare në Suedi dhe Finlandë ku pritet të nënshkruhen edhe marëveshje të rëndësishme ndërkohë që fokusi kryesor i takimit do të jetë anëtarësimi i dy vendeve në NATO.
Kryeministri ka thënë se do të mbështesë Suedinë dhe Finlandën nëse sulmohen mes debatit brenda të dy vendeve nëse do të anëtarësohen në aleancën e NATO-s.
“Ne jemi të palëkundur dhe të qartë në mbështetjen tonë për Suedinë dhe Finlandën dhe nënshkrimi i këtyre deklaratave të sigurisë është një simbol i sigurisë së përjetshme midis kombeve tona,” tha kryeministri.