Kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur se ligjin për Butrintin do ta votojnë siç është, ndërsa u tregua i ashpër me kreun e PD Sali Berisha duke theksuar se nuk do të mund ta mbajë më peng vendin.

T’ju rrojë Flamuri me damkën në lule të ballit se gjë tjetër këtij vendi nuk keni çfarë i jepni dhe çfarë i merrni këtij vendi. Ne do ta votojmë siç është ligjin për Butrintit dhe nuk mund të mbani asgjë peng. këtë deshët dhe këtë”, tha ai.

Fjala e plotë:

Rrotullohuni sa të doni. Sa më shumë rrotulloheni, aq më thellë zhyteni dhe t’iu rrojë flamuri me damkën në lule të ballit që e keni tani, se gjë tjetër nga ky vend nuk keni se ca merrni dhe këtij vendi nuk keni ça i jepni. Kështu që, ne do ta votojmë siç është ligjin për Butrintin dhe do vazhdojmë t’i bëjmë gjërat siç i kemi bërë dhe ju nuk merrni dot peng askënd dhe nuk mbani dot peng asgjë.

Koha e pengmarrjes suaj ka marrë fund. Ju tani jeni aty ku e keni merituar, pengu më i madh i vetvetes.
Këtë deshët, këtë keni arritur dhe tani rrini peng i vetvetes dhe të rroni vetë të gjithë bashkë.