Juventus dhe Interi do kërkojnë të shkruajnë historinë sonte, ku do diskutojnë trofeun e Kupës së Italisë. Pak më parë Allegri dhe Inzaghi kanë bërë publike formacionet për këtë finale.
Ekipi nga Milano do synojë të marrë suksesin e dytë, pas fitimit të Superkupës së Italisë. Në krahun tjetër, Zonja e Vjetër dëshiron ta mbyllë këtë vit futbollistik me trofe. Takimi do të luhet në Olimpico dhe do të gjykohet nga Doveri. Më poshtë keni formacionet:
JUVENTUS (4-2-3-1): Perin; Danilo, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Zakaria, Rabiot; Cuadrado, Dybala, Bernardeschi; Vlahovic.
INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, D’Ambrosio; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro Martinez, Dzeko.