Komisioni Evropian pritet të zbulojë propozimet e shumëpritura të për të larguar Bashkimin Evropian nga importet ruse të lëndëve djegëse fosile, veçanërisht gazit, të nxitura nga lufta në Ukrainë.
Në projektpropozimin e parë, Komisioni do të propozojë objektiva të reja për prodhimin dhe efikasitetin e energjisë së rinovueshme, përshpejtimin e lejeve për projektet e energjisë së gjelbër si turbinat e erës, zgjerimin e infrastrukturës së hidrogjenit dhe diversifikimin e importeve të gazit.
Për të rritur prodhimin e qëndrueshëm të energjisë elektrike, Komisioni do të propozojë objektiva të reja për të marrë 45% të energjisë së BE-së nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2030, nga 40% sa ishte planifikuar më parë.
Komisioni kërkon të shohë numrin e centraleve diellore në BE më shumë se dyfish deri në vitin 2028, përfshirë dhënien e lejeve të ndërtimit për parqet diellore më shpejt dhe pajisjen e ndërtesave industriale me panele diellore.
”Masat e tjera të propozuara përfshijnë rritjen e prodhimit të hidrogjenit në BE duke përdorur energjinë elektrike të prodhuar nga burimet e rinovueshme, si dhe importimin e hidrogjenit”, njoftoi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Twitter.