Kisha Ortodokse e Ukrainës është shkëputur nga Patriarkana e Moskës dhe ka shpallur pavarësinë e saj të plotë, ndërsa Rusia vazhdon luftën ndaj fqinjës së saj.
Kisha ortodokse ukrainase e Patriarkanës së Moskës shpalli autonominë dhe pavarësinë e plotë nga Moska duke thënë se nuk ishte dakord me qëndrimin e mbajtur nga patriarku Kirill i Moskës për konfliktin.
Kisha ukrainase tha se dënon luftën dhe i bëri thirrje Ukrainës dhe Rusisë që të vazhdonin procesin e negociatave dhe të ndalonin gjakderdhjen.
Kirill, i cili kryeson kishën ortodokse ruse, përkrahu fort presidentin rus Vladimir Putin në pushtimin e tij në Ukrainë, i cili filloi më 24 shkurt.
Presioni është rritur kohët e fundit brenda kishës për t’u shkëputur nga Moska, ndërsa konflikti vazhdon të jetë i ndezur.
Qindra priftërinj madje bënë thirrje për një gjykatë kishe kundër patriarkut.
Kisha e Moskës tradicionalisht e konsideron Ukrainën si brenda sferës së saj të ndikimit.