Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë e Financave teksa foli për rezultatet e njësisë Anti-informalitet paralajmëroi bizneset që nuk deklarojnë pagat e punonjësve.
Ajo foli edhe për një ligj të ri, ku do të korrektohen dukuritë si mospagimi i turneve të dyta apo të treta dhe ditët në fundjavë.
“Dikuria e korrektimit të pagave, apo dhe dukuria e mospagesës për turnet e dyta, gjatë fundjavës, apo turnet e treta, janë dukuri të përhapura në 10 mijë tatimpagues. Duhet të përqendrohemi në analiza risku. Dua t’u bëj thirrje tatimpaguesve në fushën e sigurisë, të siguracioneve që mos ta përdorin bonusin me qëllim fshehjen e pagesës së detyrimeve tatimore. Të përdorin ato forma pagesash që janë të parashikuara në ligj, Tregu i sigurimeve ka dhe tregje të tjera të ngjashme. Kjo analizë na shërbeu për të hedhur më shumë dritë.”, tha ajo.