Kremlini hedh poshtë akuzat perëndimore se Moska ka bllokuar eksportet e grurit të Ukrainës, duke kërcënuar një krizë globale ushqimore.
“Ne i hedhim poshtë kategorikisht këto akuza dhe përkundrazi akuzojmë vendet perëndimore se kanë marrë një sërë masash të paligjshme që kanë çuar në këtë bllokadë”, tha zëdhënësi rus Dmitry Peskov.
“Vendet perëndimore duhet të anulojnë këto vendime të paligjshme që pengojnë transportin e anijeve dhe eksportin e grurit”, shton ai, duke iu referuar sanksioneve kundër Moskës.
Dje një diplomat i lartë rus, Andrei Roudenko, tha se zgjidhja e krizës do të kërkonte heqjen e sanksioneve kundër Moskës dhe “çminimin nga Kievi” të porteve të Detit të Zi, duke lënë të kuptohet se Moska do të ishte gati të hapte korridoret.