Kremlini ka hedhur poshtë spekulimet se Presidenti Vladimir Putin planifikon t’i shpallë luftë Ukrainës dhe të mobilizohet kombëtarisht në ditën e përkujtimit të fitores së Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore, sipas BBC.

Festa më e madhe publike në Rusi, Dita e Fitores, mbahet çdo vit më 9 maj. Më shumë se 20 milionë persona humbën jetën në Luftën e Dytë Botërore. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i ka quajtur spekulimet “të pakuptimta” dhe tha se nuk ekziston asnjë shanc për këtë.

Presidenti rus Vladimir Putin do të mbajë një fjalim më 9 maj dhe do të mbikëqyrë paradën ushtarake në Sheshin e Kuq të Moskës.

Pushtimi i Ukrainës është përshkruar si një “operacion ushtarak special” dhe jo luftë nga Rusia.