Nuk ka shumë shanse që Ukraina të marrë menjëherë statusin e vendit kandidat për hyrje në BE, shumë vende nuk pajtohen për këtë dhe do të ishte e padrejtë për vendet e Ballkanit Perëndimor që kanë pritur vite përpara se të pranohen, kështu është shprehur kryeministri holandez Mark Rutte.
Sipas Rutte, për të mos de-motivuar Kievin dhe për të bërë një gjest konkret hapjeje ndaj tij, BE-ja mund të tregojë se çfarë hapash duhet të ndërmarrë Ukraina për të marrë statusin e kandidatit, siç është bërë në të kaluarën për Bosnjën.
Për kryeministrin holandez, kjo nuk përjashton që një ditë Ukraina dhe Moldavia mund të anëtarësohen në Union. Të gjitha vendet e kontinentit evropian teorikisht kanë të drejtë të bëhen anëtarë të BE-së, por kur të kenë arritur kushtet e nevojshme.