Ekipi i Amber Heard nuk do të thërrasë për të dëshmuar Johnny Depp në sallën e gjyqit.

Sipas një burimi për BBC, kjo është një kthesë strategjike e avokatëve të aktores në ditët e fundit të gjyqit

Ekipi i ligjor i Heard kishte planifikuar të thërriste Depp për ta marrë në pyetje hënën, por ndryshoi kurs pa dhënë shpjegime.

58 vjeçari e paditi ish-gruan e tij për 50 milionë dollarë pas një artikulli të saj ku akuzonte yllin e Piratëve të Karaibeve për dhunë në familje.

Çështja pritet të mbyllet këtë javë. Supermodelja britanike Kate Moss, një ish e dashura e Depp, është ndër dëshmitarët që pritet të flasë në gjykatë.

amber heard johnny depp

Heard dhe Depp kanë dëshmuar në betejën disajavore në gjykatë, ku secili ka dhënë versione të ndryshme të ngjarjeve të ndodhura gjatë martesës së tyre që zgjati rreth 1 vit.

Aktorja ka pretenduar se Depp se konsumonte alkool e drogë, që nxitej lehtësisht nga ndjenjat e xhelozisë dhe shpesh e dhunonte.

Depp, nga ana tjetër, pretendoi se ai ishte viktimë e dhunës fizike dhe psikologjike e Amber Heard.