Në emisionin “Të Paekspozuarit” është diskutuar për performancën e Ronela Hajatit në Eurovision.

Në studio ka patur debate të forta mes Agim Doçit, që ka qenë anëtar jurie dhe ka votuar pro Hajatit dhe Robert Aliaj, që e konsideron këngën dhe performancën “paçavure”.

Për një moment Doçi është çuar nga studio dhe ka dashur të largohet.
Agim Doçi: Kënga ka 5 elementë. Gjebrea e ka vërtetuar që di të bëjë festival. Këngën Magjike se bën dot as ti, as unë. Kur quhet kënga paçavure, do ti them ish- mikut tim Robert Aliaj, kur del ti më thonë cfarë është ai mashkull me thonjë të lyer? Të vëmë pikën mbi i.

Robert Aliaj: Kam ndërhyrje.

Agim Doçi: Ty ta kam vënë nofkën unë, nihilist. Në studio nuk bisedoj, shpalos atë që kam përvojën. Si thotë ai pacavure?

(Agim Doçi çohet të ikë nga studio, por kthehet sërish).

Robert Aliaj: Unë nuk dua të futem në nivel kaq të ulët personal. Dua të kujtoj që arti është detonator dialogu. Nuk merrem me këto budallqë dhe gjëra personale. Kjo është eksperiencë artistike, e cila krijon, bëhet detonator dialogu. Është mjet që mund të bëjë ndryshime, por nuk pretendon të bëjë ndryshime politike radikale. Arti është shumë më lart, është më i thellë. Nuk po merrem me këtë fare. Nëse thashë që ka njerëz përgjegjës dhe dikush ndihet përgjegjës, do të ishte më e virtytshme të merret përgjegjësi. Do të kisha virtytin ta thoja.

Aliaj tha se problemi qëndron tek organizatorët të cilët duhet të marrin përgjegjësi.

“Mua nuk më shokon performanca dhe niveli artistik i performancës, paraqitja shqiptare në të gjithë aspektet e veta. Shoh arsyet përse nodhi kjo gjë. Është një ngjarje ndërkombëtare ku ne mund të përfaqësohemi.

Nga këto allishverishe, bakshishe, turqizma… Duhet ta bëjmë si vokacion dhe të na përfaqësojnë siç duhet. Nga koka e televizionit deri te punëtori i skenës.

Performanca ishte skandaloze, nuk është çështja vetëm vizuale. Çdo lloj komponenti muzikor nuk funksiononte fare. Aq sa thuhet në tekst aq edhe në peformancë. As ka konceptim, as ide thelbësore ku mbështetet performanca. Kishte një figurë skenografike dhe figura baleti. Ishte një paçavure totale, çoroditje totale.

As u kërcye, thjesht u panë disa figura velinash sesa balerinë. Ajo që sundoi dhe i vuri vulën ishte një performancë histerike. As melodi, as strukturë, as organizim, asgjë. Ishte vetëm dëshira për të shokuar, për të thënë ia arrita qëllimin sepse turma më pëlqeu.

Problemi i përgjegjshmërisë, kur një artist del dhe përfaqëson popullin… Tjetër gjë një skenë private dhe tjetër gje kur përfaqëson kombin. Çështja e përgjegjshmërisë kurrë nuk është kuptuar. Ne nuk kthejmë në asnjë mënyrë asgjë mbrapsht.

Kuptohet, kjo ratatujë mbeturinash, teneqesh që dolën në skenë, u bë një zhurmë dhe kaq.

Edhe ishte paralajmëruar delegacioni shqiptar të mos bënte diçka të tillë dhe e bënë. Një veprim, delirant, injorant, papërgjegjshmërie. Ka përgjegjësi ai që jep vendimin për t’u përfaqësuar me këto lloj nivelesh. E gjitha është te RTSH, te boshti, te një strukturë tjetër, ku ka njerëz ekspertë që orientojnë edhe trendin, se si ne duhet të përfaqësohemi”, tha Aliaj.