“Kukësi Arena” do të jetë gati për të pritur e zhvilluar ndeshjet paraeliminatore deri në fazën e grupeve të kupave evropiane. Ekspertët e UEFA-s dhe FSHF-së, për dy ditë me radhë zhvilluan inspektimet në “Kukësi Arena”, duke konfirmuar standartet dhe kushtet për ndeshje ndërkombëtare.
Sipërmarrësit e “Kukësi Arena” janë në punë e sipër për të përmbushur edhe ato detyra të vogla që janë lënë për zbatim, por që nuk ndikojnë aspak në pasaportën e këtij stadiumi, njëri prej investimeve më të rëndësishme të infrastrukturës sportive në vend.
Ndërtimi i tij nisi në 6 mujorin në dytë të 2019 ndërsa ceremonia e inagurimit të tij u zhvillua më 23 prill në ndeshjen Kukësi-Laçi. Dy ndeshje janë zhvilluar deri tani në “Kukësi Arena”, ajo me Laçin dhe Partizanin, ndërsa ky sezon do të mbyllet me dy ndeshje të tjera të Kukësit në shtëpinë e tij të re, ndaj Dinamos dhe Skënderbeut.
Nëse Kukësi do të marrë pjesët në Kupat e Evropës, ndeshjet paraeliminatore të Conference League do të zhvillojë në impiantin e ri, duke i dhënë fund shtegtimit, siç ka ndodhur gjatë dekadës së fundit.