Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë, Eriselda Sefa panë nga afër përfundimin e punimeve që u kryen për pastrimin dhe veshjen me beton të një pjese të degës ujitëse të Lushnjes që kalon brenda qendrës së banuar të lagjes ‘18 Tetori’.
Po ashtu ndoqën edhe vendosjen e sistemit të ndriçimit në rrugën ‘Sabri Kosturi’, pjesë e të njëjtit rajon.

Balla gjatë inspektimit të punimeve u takua dhe me banorë të kësaj lagjeje të cilët e kanë mirëpritur këtë investim prej shumë kohësh dhe shprehën vlerësimin për përfundim në një kohë të shpejtë të kanalit.

Një qytetar i Lushnjes gjatë takimit me Ballën u shpreh: Kur del Saliu dua të thyej televizorin.

“Kur del Saliu dua të thyej televizorin”/ Balla pas inspektimit në Lushnje me një fshatar: Berisha s’bën sa tv, nuk i hyn në punë askujt!Balla duke e ironizuar u përgjigj: Çthua!? Saliu nuk bën sa televizori. Nuk i hyn në punë askujt.