Kylian Mbappe ndodhet në Madrid, së bashku me mikun e tij Achraf Hakimi. Dy futbollistë e PSG janë parë në një nga restorantet e kryeqytetit spanjoll, kaq ka mjaftuar që mediat të shtojnë gjithnjë e më shumë zërat për një transferim të tij të mundshëm te Real Madrid.
Dy yjet kanë përfituar nga fakti që klubi i ka dhënë dy ditë pushim, për tu rikthyer në Paris të mërkurën, por as ky fakt nuk i qetëson mediat në Spanjë të cilat shkruajnë se Mbappe nuk ndodhet vetëm për pushime, por për të mbyllur marrëveshjen me Real Madrid.
Mbappe ka një kontratë me PSG që i skadon pas dy muajsh, koha për të sa vjen e ngushtohet, është momenti për të marrë një vendim përfundimtar.