Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha në konferencën e këshillit kombëtar të integrimit se për dikasterin që ai drejton, lufta kundër krimit të organizuar mbetet prioritet.

“Duke krijuar mjedis të sigurt garantojnë zhvillim ekonomik e social”, tha ai.

Po ashtu një nga prioritetet e ministrisë së Brendshme tha Çuçi është e lufta kundër kultivimit e trafikut të lëndëve narkotike.

“Lidhur me rekomandimin e KE mbi trafikun e armëve të zjarrit që përdoren dhe nga grupet kriminale shqiptare e trafikohen kryesisht në vendet fqinje, kemi bërë punë të madhe me përafrimin e legjislacionit e përdorimin e sistemit ndërkombëtar të gjurmimit të armëve të zjarrit. Kemi miratuar 3 ligje të rëndësishme për kontrollin e armëve të vogla të lehta”, tha ministri në raportimin e tij.

Ministri foli dhe për marrëveshjet e reja në shkëmbimin e të dhënave në fushën kundër krimeve të organizuara.

“Marrëveshje me Europolin për dhënie të drejtë, aksesin në sistemin elektronik, administratën doganore të Shqipërisë që është nënshkruar në janar 2021, në
në nëntor 2021 është shtrirë dhe duke i dhënë akses SPAK e BKH.

Së shpejti ky akses do i mundësohet dhe autoriteteve të hetimit tatimor”.

“Për operacionet e përbashkëta, dua të përmend dy nga më të suksesshmet me Europol, Dobra dhe “Los Blancos” me rezultate të matshme e të prekshme për goditjen e grupeve kriminale”, tha Çuçi.