“Pa një front të bashkuar, Perëndimi do të rrisë presionin e tij në hapësirën post-sovjetike”. Kështu deklaroi presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko në samitin e Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) sot në Moskë.
Ndër të tjera, Lukashenko u bëri thirrje udhëheqësve të gjashtë ish-vendeve sovjetike, të udhëhequr nga Rusia që të veprojnë së bashku kundër sanksioneve skëterrë” të perendimit.