Ministri i Jashtëm i Luksemburgut Jean Asselborn i ka kërkuar Turqisë të heqë dorë nga kundërshtimi i saj ndaj anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO.
“Nëse të dy vendet e duan atë dhe duket se po lëviz në atë drejtim, asnjë nga 30 vendet nuk duhet ta kundërshtojë atë,” tha Asselborn, duke iu referuar 30 anëtarëve të NATO-s.
Asselborn shprehu gjithashtu besimin se rezervat e Ankarasë mund të zgjidhen, duke shtuar se ”Aleanca do të vazhdojë të rritet falë veprimeve të presidentit rus Vladimir Putin”.
“NATO po evoluon nga vdekja celebrale në 2019 në rilindjen në 2022,” tha Asselborn, duke aluduar në një koment të kaluar të bërë nga presidenti francez Emmanuel Macron, i cili mbështeti një bashkim evropian të mbrojtjes në vend të përpjekjeve për të forcuar NATO-n.