Kylian Mbappé ka gjetur dashurinë e vërtetë? Sipas revistës së njohur izraelite “Pnai Plus”, ylli francez i Paris Saint-Germain ka nisur një lidhje me Aviv Sarah Meiri, një studente 29-vjeçare nga Izraeli. Dyshja nuk e ndjek njëri-tjetrin në rrjetet sociale por thashethemet po marrin dhenë dhe disa detaje tregojnë se mes tyre mund të ketë vërtet diçka.
Vajza, siç shihet edhe nga fotot e postuara në profilin e saj në Instagram, ditët e fundit ndodhet në Paris dhe nuk ka kaluar pa u vënë re një imazh i saj i veshur me xhup që mban logon e PSG. A mund të jetë ky një për ta? Mbase.Sikur të mos mjaftonin thashethemet për të ardhmen e sulmuesit, tashmë po flitet edhe për jetën personale të tij.