Në Spanjë nuk kanë më asnjë dyshim, Kylian Mbappe ka gjetur akordin total me Real Madrid, mungon vetëm firma për të bërë zyrtare një nga transferimet më të bujshme në tregun e transferimeve. Pavarësisht këtij fakti palët e kanë marrë me qetësi, nuk dëshirojnë të nxitohet duke parë dhe zhurmën e madhe që është bërë këtë periudhë. “Çështja” Mbappe i kalojë kufijtë e një çështje sportive, pati përplasje dhe akuza mes dy klubeve, u përfshinë tifozët madje edhe politika.

Mbappe kishte në dorë një nga propozimet më të pasura në botën e futbollin, PSG i ofroj në më shumë se një herë shuma përtej logjikës, vetëm të pranonte rinovimin, por në fund me sa duket, Mbappe zgjodhi projektin sportiv. Në këtë tratativë, presidenti Florentino Perez u tregua edhe një herë mjeshtër, ishte i qetë gjatë gjithë kohës, nuk e sforcoi lojtarin të merrte një vendim të nxituar, por i besojnë njerëzve pranë Mbappes dhe dëshirës së lojtarit për të veshur fanellën e bardhë, tani e merr falas.

Mbappe ka thënë “Po”, vendimin e ka marrë, këtë e konfirmoi vetë lojtari, ndërsa tani pritet vetëm njoftimi zyrtar i cili pritet të vijë përpara finales së Champions League.