Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar që të gjithë deputetët demokratë, të jetë bashkë, ndërkohë që po diskutohet për presidentin e ri.
“Të mblidhemi të gjithë deputetët e opozitës bashkë, minimalisht të gjithë deputetët e dalë nga lista e PD. Ky nuk është moment ndasie midis nesh. Nuk shoh që ka diferenca që propozimi për Presidnetin e ri i takon opozitës. Duhet një armëpushim mes vetes në PD dhe të eksplorohet çdo mundësi për bashkim në këtë proces.
Unë mendoj që për tu bërë bashkë mund të mendohet që grupi që mandatohet nga Grupi Parlamentar për negociata të përfshijë deputetë nga të gjitha palët. Kandidatët tonë duhet të jenë produkt i të gjithë deputetëve të opozitës, pa asnjë përjashtim.
Kjo duhet të tentohet pa ndërprerje dhe në çdo mënyrë. Unë e kuptoj që ftesa për mbledhje i është bërë të gjithe deputetëve të PD, përfshirë kolegët e Komisionit të Rithemelimit, dhe ka qenë zgjedhja e tyre që të mos marrin pjesë. Mirëpo ne nuk duhet të reshtim që të eksplorojmë çdo mundësi që edhe propozimet e tyre për kandidatë të përfshihen. Nga ana tjetër, pa garanci që propozimet tona do merren në konsideratë, unë nuk mendoj që ne duhet të ecim me emra. Ose nëse grupi vendos që duhet të propozojmë, atëherë kjo nuk duhet të vijohet pa fund. Unë nuk kam emër dhe nuk propozoj emër”, ka thënë Bardhi.