Pas ngjarjes së rënde ku një foshnje u gjet i pajetë i futur ne një valixhe në dollapin e shtëpisë, dalin rezultatet e ekspertizës.
Burime pranë insitutit të mjekësisë ligjore bëjnë me dije se foshnja i gjetur në valixhe i pajetë, ka lindur i gjallë.
Ka qenë me shenja jete kur është futur në valixhe nga nëna 40 vjeçare me sëmundje të theksuara të shëndetit mendor.
Mostrat e foshnjës të gjinisë mashkullore u dërguan menjëherë pas zbulimit të ngjarjes drejt Tiranës, ku konfirmohet se foshnja ka lindur i gjallë.
Pritet që akti i ekspertimit të mbërrijë në prokurorinë e Korçës për të bërë më pas edhe ndarjen e veprës penale që rëndon mbi Valmira Hasimllarin.