Zherard Pike dhe Shakira janë në një lidhje që nga viti 2011, por nuk e kanë kurorëzuar kurrë dashurinë e tyre në martesë. Janë të shumtë ata që pyesin veten pse nuk janë martuar ende pas më shumë se 11 vitesh bashkë ku janë bërë dhe prindër të dy fëmijëve.

Ajo nuk është e gatshme të martohet për momentin me Piken dhe këtë gjë e ka bërë te ditur vetë futbollisti.

Shakira zakonisht i referohet Pike si ‘burri i saj’ edhe pse ata nuk janë celebruar. Pavarësisht kësaj, vetë këngëtarja është shprehur se është “shumë rehat” me lidhjen e saj aktuale dhe thekson se i pëlqen ideja për të qenë “e dashura” e tij.

“Pra, ju i keni kërkuar asaj të martohet me ju dhe ajo ju ka refuzuar?” Pyeti Nevil me shaka.

“Unë do t’ju thoja nëse do të kishte qenë kështu nuk do të kisha asnjë problem ta pranoja, por nuk është kështu”, tha ai në Overlap të SkySports.

“Ky është thjeshtë mentaliteti i saj.”– përfundoi ai.

Çifti e nisi romancën në vitin 2010, në të njëjtën kohë kur Spanja fitoi Kupën e Botës në Afrikën e Jugut, madje futbollisti u shfaq në një video të këngës së saj “Waka Waka”. Këngëtarja dhe futbollisti spanjoll jetojnë së bashku në Barcelonë dhe kanë dy fëmijë, Milan dhe Sasha.