Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka treguar “zgjidhjen” për zgjedhjen e presientit të ri të vendit.
Në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, Mediu theksoi se opozta duhet të gjejë raportin me veten e vet pasi nuk po gjen konsesus.
Sipas tij, është e rëndësishme që në këtë proces në mënyrë insitucionale, deputetët e opozitës të ulen me njëri tjetrin të tregojnë porpozimet.
“Opozita të gjejë raportin me veten e vet. Gjeja e parë që duhet të bënte opozita, duhet të uleshin të vendosnin negociatorët në bazë të peshës politike pa lënë jashtë as LSI as faktorë të tjerë të rendësishëm. Pas kësaj do caktonim kush do të ishte kandidati për president sipas nesh. Ne nuk po gjejmë konsesus me veten tonë”, tha Mediu.
Ai theksoi se nëse në raundet etjera shkojnë pa një propozim, do të thotë që kanë bërë lojën e Ramës për të zgjedhur ai vetë presidentin.
“Nëse ne do të shkojmë tre herë pa kandidatë, ne as më shumë as më pak kemi bërë lojën e Ramës për të zgjedhur atë që do ai. Është e rëndësishme që në këtë proces në mënyrë institucionale, deputetët e opozitës të ulen me njëri tjetrin të tregojnë propozimet”, tha Mediu.