Ish-sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo do të jetë nesër në Shqipëri për të marrë titullin e nderit “Doctor Honoris Causa”.

Ceremonia do te mbahet nesër tek ish-Sheratoni, ndërsa do të jetë UT që do t’i jap titullin.

Kjo është vizita e parë e Mike Pompeo në vendin tonë. Ai ka qenë sekretar i Shtetit Amerikan gjatë kohës kur presidenti i SHBA ishte Donald Trump.