Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka pretenduar se hajdutët rusë po vjedhin grurin ukrainas dhe po përpiqen ta shesin atë jashtë vendit.
Në një mesazh në Twitter, Kuleba tha se hajdutët po ngarkonin furnizimet në anije dhe më pas po kalonin nëpër ngushticën e Bosforit, që ndodhet në Turqinë veriperëndimore.
Ai u bëri thirrje vendeve që të qëndrojnë “vigjilentë” dhe të refuzojnë blerjen e grurit të vjedhur.
Me portet e Ukrainës të bllokuara nga pushtimi i Rusisë, kultivuesi kryesor i drithit nuk ka qenë në gjendje të eksportojë gati 25 milionë tonë drithëra, duke bërë që çmimet globale të ushqimeve të rriten.
Vendi është detyruar të dërgojë dërgesa përtej kufirit të tij perëndimor, duke u mbështetur në kapacitetin e kufizuar hekurudhor dhe portet e vogla të lumit Danub.