Ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna do të vizitojë kryeqytetin ukrainas ditën e sotme, Kievin, për bisedime me presidentin Volodymyr Zelensky.
“Ministrja dëshiron të tregojë solidaritetin e Francës me popullin ukrainas dhe vendosmërinë e saj të plotë për të përforcuar mbështetjen e saj… nga pikëpamja humanitare dhe financiare, si dhe në drejtim të furnizimit me pajisje mbrojtëse”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.
Ministrja e sapoemëruar do të jetë zyrtarja më i lartë francez që do të vizitojë Kievin që nga fillimi i pushtimit rus.
Ajo do të vizitojë gjithashtu qytetin Bucha, ku trupat ruse janë akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës kundër civilëve.