Ministrja e Kulturës së Greqisë, Lina Mendoni vizitoi sot Parkun Arkeologjik të Finiqit.
Gjatë vizitës së saj në kodrën ku ngrihej dikur qyteti antik ajo theksoi faktin se ky park ka nevojë për një muze arkeologjik ku të prezantohen të gjitha gjetjet e gërmimeve dhe ekspeditave.
“Mendoni që të shikohen mundësitë e bashkëpunimit mes dy shteteve për ngritjen e një qendre muzeale ne Finiq.”, mësohet të jetë shprehur ministrja. Ndërkohë, propozimi është mirëpritur nga kryebashkiaku i Finiqit Kristo Kico, i cili premtoi se do të ndiqte më tej këtë nismë mjaft pozitive jo vetëm për Finiqin por për gjithë zonën.
Po ashtu, ministrja greke vizitoi Manastirin e Mesopotamit dhe fshatin Dhrovjan.