Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi priti në një takim në ambientet e ministrisë ambasadorin e akredituar të Spanjës në Shqipëri z. Alvaro Renedo Zalba.
Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin e frytshëm të deritanishëm si dhe për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.
“Fokusi kryesor i këtij takimi ishte mundësia e pjesëmarrjes së Shqipërisë në Shkollën Evropiane të Doktoraturës për Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes së BE-së”- shprehet ministrja në një publikim në rrjete sociale.
Në kontekstin e bisedimeve është edhe konkretizimi i bashkëpunimeve duke ndërtuar një plan pune konkret, i cili fillimisht konsiston në zhvillimin në një kohë sa më të afërt të disa takimeve të përbashkëta me përfaqësues të Shkollës Evropiane të Doktoraturës për Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes së BE-së dhe me përfaqësuesve të universitetit të Tiranës.